Nick Carter, ylli i “Backstreet Boys”, po përballet me akuza të rënda për abuzim seksual nga 39-vjeçarja Shannon “Shay” Ruth, e cila është diagnostifikuar me autizëm dhe paralizë cerebrale. Ajo ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur kur ajo ishte 17 vjeç.
Shannon ka treguar se këngëtari e ka ftuar në autobusin e tij të turneut vite më parë, ku i kishte hequr pantallonat dhe e kishte detyruar të kryej seks orar në tualet e më pas e ka përdhunuar.
Ajo është shprehur se mes lotësh ai e ka dërguar në shtrat pa dëshirën e saj.
Ruth ndërkohë ka rrëfyer se ai e kishte kërcënuar se nëse do i tregonte ndokujt, do i kthente njerëzit kundër saj.
Veç saj, mbi këngëtarin rëndojnë dhe padi të tre grave të tjera.