Rita Ora u përball dje me një “lum” kritikash në rrjet pasi u shfaq gjatë një performance në Hungari me flamurin serb të hedhura krahëve.
Rita tha në një reagim se nuk e dinte se kujt i përkiste flamuri, pasi ia kishte dhënë një fans në koncert.
Mirëpo, për rastin ka reaguar edhe nëna e Ritës, Vera Ora, e cila siç duket e ka qortuar vajzën e saj për gjestin. “Më fal, të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullo”-shkruan ajo duke etiketuar Ritën në Instagram.