Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi në takimin me të rinjtë preku një nga temat më të ndjeshme për qytetarët, transportin publik.
Ai theksoi se transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tiranës.
“Përpara jush dua të jap një nga premtimet kryesoire të fushatëss sime. Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë Tiranë trasporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranës do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Europë ku ofrohet ky shërbim. Duke i mundësuar minimalisht 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve, atyre që janë me ndihmë ekonomike që nuk e kanë mundësinë ta përballojnë transportin publik, duke ia mundësuar këtë shërbim çdo qytetari të Tiranës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë paragjykim”.
Këlliçi theksoi se kjo do të mundësohet nga paratë të cilat jepen për inceneratorin e Tiranës e cila nuk funksionon.