Partia Socialiste ka denoncuar dy kandidatët e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.
Kjo, për thyerjen e heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Lajmi u bë i ditur nga sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji.
Kandidatët sipas përfaqësuesit socialist kanë shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës.
“Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi të merrni masat në zbatim të nenit 174 të Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim”, përmbyllet shkresa e PS-së.