Një ndeshje e bukur dhe plot emocione është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Vendasit luajnë më mirë në pjesën e parë, që e mbyllin në avantazh të një goli.
Miqtë reagojnë në të dytën dhe arrijnë që të përmbysin gjithçka falë golave të Da Silvës dhe Skukës.
Partizani shkëputet i vetëm në krye të renditjes në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Vllaznia pëson humbjen e tretë në kampionat.
Më herët, Tirana nuk arriti të fitonte kundër Laçit në “Selman Stërmasi”.
Kjo, pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë në përfundim të një ndeshjeje të mbushur me plot 6 gola, nga 3 për skuadër. Redon Xhixha, i cili vinte pas një dopiete në derbin me Partizanin, realizoi 3 golat e bardhebluve, por kurbinasit barazuan një minutë para fundit të kohës së rregullt, për të marrë brazimin e parë seonzal.
Ishin miqtë që kaluan të parët në epërsi, me Mazrekajn në të 22’, por kundërpërgjigja e Tiranës erdhi shpejt. Xhixha shënoi kundër ish-skuadrës së tij një minutë më pas, ndërsa kaloi bardheblutë në avantazh në të 37’. Në mesin e pjesës së dytë, polaku Ariel Borysiuk barazoi rezultatin për Laçin.
Tetë minuta më pas Xhixha realizoi golin e tretë, por kur të gjithë mendonin se Tirana do të shkëputej e vetme në krye të renditjes, erdhi barazimi i Mazrekajt.