Donald Veshaj ka folur për herë të parë për puthjen e famshme me Bora Zemanin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, e cila çoi peshë zemrat e të gjithë fansave.
Donaldi tha se nuk e ka parë video-n pas daljes nga shtëpia e BBVA, pasi nuk kishte guxim ta bënte. Teksa përshkroi ndjesinë që mori nga puthja e takimi, Donaldi tha se ishte drithërues dhe emocional.
“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta”, tha ai.