Wanda Nara ka rrëfyer gjithçka së fundmi në emisionin “Verissimo” të “Canale 5” për jetën e saj dhe marrëdhënien me Mauro Icardin. Dhe nuk mund të mungonte pyetja: A ka mbaruar gjithçka me Mauron? Wanda u përgjigj:
“Mund të them se jemi në pauzë. Jemi familje dhe askush nuk e di çfarë do të ndodhë. Kemi dy muaj që nuk jemi bashkë. Edhe pse i kisha tre fëmijë, kur u martova me Mauron, ai ishte si baba për to. Isha pak e traumatizuar nga divorci i parë. Kësaj here dua t’i bëj gjërat si duhen.
Filluam një ndarje enkas për të organizuar jetën e fëmijëve. Unë punoj në Argjentinë, ai në Turqi, por ka ende një kontratë me PSG. Gjithçka u thye kur China Suarez më telefonoi kur isha me Mauron dhe fëmijët në Paris. Dikush hyri në mes familjes sonë dhe u ndjeva e tradhëtuar.
Shumë gjëra fliten, por nuk janë të vërteta, nuk jam e lidhur me reperin 22-vjeçar dhe vazhdoj të jem menaxherja e Icardit. Ajo që më intereson më shumë janë fëmijët dhe organizimi i tyre. Ia dua të mirën Mauros dhe sinqerisht dua të jetë në nivele të larta” – u shpreh ndër të tjera Wanda Nara.