Liverpool gjendet në rrugën e duhur për të fituar dy tituj kampion këtë sezon. “The Reds” kryesojnë kampionatin anglez teksa janë edhe në luftë për të triumfuar në Europa League. Një skenar që duket se kënaq jo pak trajnerin Jurgen Kloop, në sezonin e tij të fundit në “Anfield Road”.
Pikërisht gjermani është ai që ka gjetur edhe formulën për të arritur sukses në fushën e lojës. Liverpool është skuadra që ka stolin më rezultativ.
Duke hyrë si zëvendësues, lojtarët e Liverpool janë përfshirë në 43 gola në të gjitha garat këtë sezon, 14 më shumë se çdo ekip tjetër në kampionatet kryesore të Europës. Zëvendësuesit e Liverpool kanë shënuar 21 gola dhe dhënë 22 asistime, duke u kthyer në një shtyllë kryesore për të arritur fitore.
Një gjë e tillë ndodhi edhe në dy duelet e fundit të Liverpool, ndaj Nottingham në kampionat, ku arriti të shënojë Darwin Nunez, teksa përballë Southampton në FA Cup gjeti dy herë rrjetën i talentuari Danns.