Julian Deda ka rrëfyer historinë për banorët e BBV se si është bërë aktor, mes sakrificash. Deda tha se të tjerët i thoshin se do të përfundonte duke u bërë shitës domatesh.
Deda tha se kur ka qenë në gjimnaz ai është bërë një nga nxënësit më ekselent, ku ka marrë dhe disa medalje. Fakti që asokohe kishe mundësi të zgjidhje çdo degë që fitoje, Deda thotë se i dha përparësi.
“Më thoshin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vëlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë, me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup”, tha Deda.