Të paktën 39 studentë të Koresë së Jugut kanë paditur qeverinë duke pretenduar se provimi i tyre i pranimit në universitet përfundoi 90 sekonda më herët. Shpërblimi monetar që ata kërkojnë është kostoja e një viti studimi për rimarrjen e provimit.
Studentët u shprehën se ishin aq të mërzitur sa nuk mund të fokusoheshin në pjesën tjetër të provimit dhe madje disa prej tyre hoqën dorë nga testimi dhe u kthyen në shtëpi.
Gabimi ka ndikuar në rezultatet e provimeve të studentëve, pretendon avokati i tyre.
Ata po kërkojnë 15,400 dollarë secili që është edhe kostoja e një viti studimi për të rimarrë provimin.
Testi famëkeq i pranimit në universitet , është një maratonë tetë-orëshe e provimeve të njëpasnjëshme në disa lëndë dhe kjo formë testimi është edhe një nga më të vështirat në botë.