Ish-shefi i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili u arrestua më 11 gusht në Berat, pasi akuzohet për lidhje me grupin e ‘Habiljave’, i është komunikuar sot masa e ‘arrestit me burg’. Gjykata e Posaçme i ka komunikuar Bodes masën e caktuar ndaj tij në mungesë, ndërkohë që GJKKO e kishte dënuar atë me 8 vite burg, në mungesë.
Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal, ndërkohë që u arrestua pas 5 vitesh në arrati. Ish-polici pasi kishte arritur që të largohej përmes pikës kufitare të Muriqanit, jetoi për disa vite në Angli, ndërkohë që kohët e fundit ishte kthyer në vendin e tij të lindjes, Mimias të Beratit.
Bode u arrestua pas një operacioni të mirëorganizuar, pasi dy aksione të mëparshme për të kishte dështuar, për shkak se ishin dekonspiruar.