Jason Momoa, aktor dhe me origjinë nga Hawaii, ka shprehur mbështetjen e tij për njerëzit e prekur nga zjarret në Maui, një ishull pjesë e Hawaiit. Aktori shpërndau në mediat e tij sociale adresat që fansat e tij mund t’i përdorin për të ndihmuar të prekurit nga zjarret.
“Ne jemi të shkatërruar dhe zemërthyer për miqtë tanë dhe ‘ohana on Maui’ të cilët u prekën nga zjarret e fundit,” postoi Momoa në Instagram, duke cituar llogari , Aina Momona, një organizatë jofitimprurëse në Hawaii e fokusuar në çështjet mjedisore.
Momoa lindi në Honolulu, Hawaii dhe u rrit në ishull. Aktori ka qenë i hapur për lidhjen e tij të fortë me trashëgiminë e Havajane.
Zjarret në Maui kanë vrarë të paktën 53 persona dhe ky numër pritet të rritet. Zjarret thuhet se kanë rezultuar në miliarda dollarë dëme, duke djegur deri në 1000 ndërtesa.