Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin dhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen mes vendeve.
Ambasadorja Ziv e njoftoi Osmanin se qeveria e Izraelit ka pranuar kërkesën e autoriteteve të Kosovës dhe ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e saj.
Pritet tani që të dy ministritë të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes.
Më pas qytetarët njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi.