Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shoferin e linjës Bari-Durrës ku 2 ditë më parë u sekuestruan rreth 100 mijë euro. Shuma e sekuestruar u gjet e fshehur në tavanin e autobusit.
37-vjeçari Elson Rrodhe ka mohuar të ketë lidhje me paratë e fshehura dhe se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me to.
Arrestimi i Rrodhes u bë në 13 qershor nën akuzën e tentativës për të kaluar në kufirin shqiptar rreth 100 mijë euro të padeklaruara. Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.