Italianët janë të njohur për makaronat, të cilat i konusmojnë çdo 3 ose 4 herë gjatë një jave. E pavarësisht konsumit të tepërt, italianët qëndrojnë në “top formë” pa shtuar peshë.
Blogerja italiane e ushqimit, Elena Davis, ka zbuluar 5 arsye që makaronat të mos jenë aq të dëmshme sa mendojmë dhe për të mos shtuar peshë. Sekreti është te sasia që konsumojnë, mënyra se si e gatuajnë pjatën dhe aktiviteti fizik pas ngrënies.
“Kushtojini vëmendje madhësisë së vaktit. Vaktet e makaronave të servirura në restorantet autentike italiane zakonisht nuk janë më shumë se një e treta e sasisë së porcionit të shërbyer në lloje të tjera restorantesh në mbarë botën. Mishi, peshku ose perimet që vijnë si pjatë shtesë shërbehen pavarësisht nga porcioni i makaronave. Makaronat e gatuara “Al Dente” kanë një indeks glicemik më të ulët.
Sa më gjatë t’i gatuani makaronat, aq më pak të dendura bëhen ato dhe aq më i madh rritet ngarkesa glicemike pasi i keni ngrënë. Al dente i referohet momentit të zierjes kur makaronat kanë një strukturë pak më të fortë, përpara se të bëhen plotësisht të buta. Shoqërojini ato me perimet, frutat e detit, bishtajoret, barishtet, vaji i ullirit dhe madje edhe erëzat. Shmangni ëmbëlsirën pas një pjate makaronash për të shmangur ndjenjën e rëndë në stomak. Pasi të keni ngrënë, bëni një shëtitje.
Italianët kanë një zakon të preferuar tradicional, i njohur gjithashtu në italisht si “fare una passeggiata”, që do të thotë të bëni një shëtitje ps dhe/ose para vaktit tuaj. Duke ecur, procesi i tretjes bëhet më i qetë, duke shmangur ndjenjën e përgjumjes që zakonisht shkaktojnë karbohidratet. Çdo kënaqësi në jetë ka nevojë për një masë që të mbetet gjithmonë një kënaqësi. Kështu që ju duhet vetëm të zgjidhni makaronat tuaja të preferuara për drekë apo darkë gjatë javës, për aq kohë sa nuk e teproni”, thotë blogerja.