Më shumë se 17.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Portin e Pireut, në një operacionin të kryer nga autoritetet qipriote dhe policia britanike.
Dy persona u arrestuan për kokainën e gjetur, e cila origjinën e kishte në Ekuador ndërsa destinacionin në Qipro, shkruajnë mediat greke.
Kokaina ishte e ndarë në 14 pako dhe u gjet në një kontenier frigoriferik, të cilët u konstatuan se kishin si destinacion përfundimtar Limasolin e Qipros.
Të arrestuarit shkaun në vendin ku ishte transportuar kontejneri për të marrë pakot e drogës.
Hetimi i rastit vijon nga Policia e Bazave Britanike në bashkëpunim me Shërbimin Kundër Narkotikëve të Policisë së Qipros dhe Policinë Greke.