Këngëtarja e njohur latine, Shakira është nisur drejt Miamit, atje ku do të nisë një jetë të re me fëmijët, me synimin për të vazhduar karrierën muzikore, të cilën e ka rinisur pikërisht si pasojë e ndarjes me Gerard Pique.
Por ka edhe një arsye tjetër pse këngëtarja e famshme është larguar nga Barcelona. Joan Pique, babai i ish-partnerit të saj, administrator i kompleksit të pallateve, e ka urdhëruar të largohet nga banesa, duke i lënë një afat deri më 30 prill.
Në shtator 2022, pronësia kaloi nga duart e Gerard Pique dhe Shakirës, në kompaninë e menaxhuar nga Joan Pique, pikërisht në momentin kur marrëdhënia mes këngëtares dhe futbollistit ishte prishur tashmë. Ajo duhet të largohej para 30 prillit ose të paguante dëmshpërblim.
Gjithsesi, Shakira ka pasur edhe një arsye tjetër që është larguar. Kjo sepse ekipi i klinikës Teknon, që kujdeset për të atin, e sheh më mirë lëvizjen e saj në Miami, ndërsa fëmijët fillojnë shkollën më 11 prill.