Shkalla e parë në e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka vendosur t’i japë mundësi ish-ministrit Lefter Koka të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, sa herë të jetë e nevojshme.
Trajtimet mjekësore ish-ministri mund t’i marrë në QSUT apo edhe në qendra spitalore të veçanta.
Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani.
Sipas tij, nuk përbën arsye që Kokës t’i zëvendësohet masa e sigurimit personal, pasi veprat penale për të cilat ai akuzohet e tejkalojnë masën e dënimit që ai mund të ketë.
Legjislacioni parashikon që zbutja e masës së sigurimit kryhet në një moment kur dënimi i parashikuar është deri në 5 vjet.
Pastrimi i parave e korrupsioni kryer këto në bashkëpunim, janë vepra që dënimi parashikohet të jetë nga 15-35 vjet heqje lirie.
Përballë këtyre kushteve ish ministrit, Lefter Koka iu mohua një masë më e butë sigurimi se ajo e arrestit në burg për inceneratorin e Elbasanit.
Jo më larg se dje, Kokës iu rrëzua edhe kërkesa për ndryshimin e masës së sigurimit personal nga Apeli i Posaçëm edhe për inceneratorin e Fierit.