Në fillim të shtatorit Liz Truss u shpall kryeministre e Britanisë duke u bërë kryeministrja e 56-të e vendit pas Boris
Truss mposhti rivalin e saj Rishi Sunak, të cilin e falenderoi në fjalën e saj përshëndetëse, ndërsa shpalli planet e saj energjetike për të mbrojtur britanikët nga rritjet e faturave.
Mirëpo dje, pas 44 ditëve, Truss dha dorëheqjen si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar pas një kohe fare të shkurtër.
Gjatë kohës së saj në krye, Truss mbikëqyri një mini-buxhet katastrofik që përfundimisht bëri që kancelari i saj i parë i Thesarit Kwasi Kwarteng të jepte dorëheqjen.
Ndërkohë për 44 ditët që ka qenë kryeministre, i takon të marrë një pagë 115 mijë paund në vit.
Mediat britanike shkruajnë se kryeministri më jetëshkurtër në Britani ka të drejtë të kërkojë shumën prej 115 mijë paund në vit, nëpërmjet të ashtuquajturës “Public Duty Allowance” (PDCA).
Ky kompensim u lejon ish-udhëheqësve të vjetër të kërkojnë para për koston e mbajtjes së aktiviteteve të tyre në jetën publike.