Para disa ditësh Sara i ka treguar Erjolës për marrëdhënien që ka lënë pezull jashtë me boksierin Jurgen Uldedaj. Ajo i ka treguar asaj se ai ka një ndjeshje shumë të rëndësishme dhe do të donte shumë që ai të shpallej kampion.
Mesa duket përgjigja e Sarës erdhi sot, pasi në shtëpi u dërgua një dron me foton e boksierit që shkruante:
‘Kampion bote!’
Sara është emocionuar pasi pa dronin dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:
“E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.
Bardhi ndërkohë e ka mbështetur mendimin e saj teksa duke e puthur i thotë:
“Qenka djalë i mirë.”
Pas momentit ku u gëzua, Sara ka folur me Artën pasi nuk është e sigurt nëse Jurgeni e ka nisur dronin për ta gëzuar apo se ka inat me të.