Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të këngëtares. Sipas tij asaj nuk i zihet besë dhe se janë dy skenarë, ose është vërtetë me probleme mendore ose po e bën si lojë ngaqë është e dënuar me 6 vite nga shteti shqiptar.
“Ish-bashkëshortja ime ndodhet në spital nga gjendja e saj mendore jo e mirë, kjo është parë edhe në bazë të akuzave që bënte ajo për mua atë kohë. Sa kanë thënë portalet, aq di dhe unë për të. Ka një vit që s’kemi folur. Pas divorcit s’kemi folur më”, shpjegoi ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.