Këngëtari Irkenc Hyka është bërë baba për herë të parë. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale këngëtari ka ndarë lajmin e ëmbël dhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për të birin.
‘Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar! Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian! Na e ke çuar jetën në dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tënde dhe sot që të mbajmë në duar e dimë ca do të thotë vërtetë të marrësh frymë! Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të japin çdo të mirë të vetës për të gjithë jetën’, ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale.
Irkenc Hyka ka preferuar që mos flasë shumë për nënën e fëmijës së tij pasi sipas tij, ajo nuk është njeri ekrani dhe dëshiron të ruajë privatësinë e saj.