Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë shkëmbyer mes tyre pesë të burgosur iranianë dhe pesë të burgosur amerikanë. Ata kanë mbërritur në kryeqytetin e Katarit, në Doha.
Amerikanët zbritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Dohas pasi mbërritën nga Teherani. Ata u përshëndetën nga zyrtarë amerikanë dhe të Katarit. Autoritetet arabe thanë se amerikanët do të niseshin shumë shpejt drejt SHBA-ve.
Dy nga pesë iranianët e burgosur nga SHBA që kanë mbërritur tashmë në shtetin e Gjirit, do të kalojnë tranzit në Iran. Tre iranianët e tjerë të liruar kanë vendosur të mos kthehen në Iran bashkë me dy amerikanë të cilët do të shkojnë në një vend të tretë.