Irani ka dënuar Louis Arnaud me 5 vite burgim nën akuza që lidhen me sigurinë kombëtare. Familja ka pohuar se Arnaud po udhëtonte në Iran si turist.
Nëna e francezit ka deklaruar se gjykimi ndaj djalit të saj është mbajtur në Gjykatën Revolucionare dhe nuk i është lejuar të ketë avokat.
“Këto akuza që janë bërë kundër atij, veçmas për propagandë dhe minim të sigurisë së shtetit iranian, janë krejtësisht të pabaza”, tha ajo.
Zyrtarët iranianë apo mediat nuk kanë konfirmuar ndonjë dënim për Arnaud.