Një ndër temat që është kthyer edhe në debat mes ndjekësve në rrjetet sociale së fundmi është se kush e ka dhe menaxhon Instagramin e Luizit, konkurrentit të Big Brother Vip Albania 2.
Më herët familjarët janë shprehur se persona të ndryshëm kanë tentuar ta vjedhin llogarinë e tij, ku dhe madje ka pasur polemika ku është lënë të kuptohet se në këtë situatë mund të ketë pasur gisht edhe produksioni i BBVIP.
Ai u shpreh se Instagramin e kanë po të njëjtit persona që e kanë pasur në fillim dhe se ata e kanë çaktivizuar përkohësisht. Ai theksoi se familja e tij ka menaxhuar dhe do ta menaxhojë atë deri në 6 maj.