Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për herë të katërt.
Më 9 janar ai qëndroi në SPAK ku u mor në pyetje për rreth 8 orë. Pas dëshmisë, ish-ministri deklaroi se po merret në pyetje lidhur me hetimet për koncesionin e sterilizimit.
Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre” ndërsa gjykata i ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Në qeli ndodhet vartësi i tij, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj i cili fitoi këtë kontratë koncesionare. Rrjepaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndërsa Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda.