Mëngjesin e sotëm, FNSH ka zhvilluar kontrollet në Fushë-Kuqe të Kurbinit të cilat janë kryer në kuadër të hetimeve për zhdukjen e Ervis Martinaj. Janë kontrolle rutine, jo vetëm në banesën e tij por edhe në banesa të tjera. Kontrollet janë me vendim Gjykate por sipas burimeve nuk ka diçka konkrete që FNSH po kërkon. Kontrollet janë ndërmarrë edhe në kuadër të ngjarjeve të tjera që kanë ndodhur në zonën e Kurbinit.
Dosja e Ervis Martinajt vijon të jetë në Prokurorinë e Kurbinit dhe ende nuk është vendosur nëse do të shpallë moskompetencën për ta dërguar në SPAK ose jo.