Alban Qira, 33-vjeç nga Borizana e Krujës është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se i ka vënë tre herë tritol mobilierisë në pronësi të Artan Allës.
Nga kamerat e sigurisë në zonë, është filmuar Alban Qira, në një rrugë këmbësorësh, në një moment teksa ndez minën artizanale me qëllim për ta hedhur para mobilierisë.
Ai shihet i maskuar me kapele dhe maskë kirurgjikale, ndërsa kujdeset që mos të shikohet nga drejtuesit e mjeteve në rrugë.
Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.
Polici ka dyshimet se Alban Qira është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.
Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari nuk ka folur dhe mohon të jetë autori. Por provat e sekuestruara e vendosin atë me shpatulla pas muri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.