Për Luiz Ejlli është hera e tretë që i mbyllet faqja e tij zyrtare e Instagramit. Rasti i fundit ka ndodhur sot dhe këngëtari e ka njoftuar përmes një postimi në InstaStory në profilin e Kiarës.
Përmes postimit, Luizi u ka dhënë një mesazh të qartë për ata që mund të fshihen pas mbylljes së Instagramit.
Në një intervistë televizive, Ejlli pohoi se ka denoncuar rastin e tij në polici. “Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”, ka thënë Luizi.