Këngëtari Rigels Rajku ka reaguar në lidhje me djegien e lokalit të tij për të dytën herë në zonën e Currilave në Durrës. Noizy në rrjetin e tij social në Instagram është shprehur se Eraldo Musteqja është rritur nga familja e tij dhe se së fundmi ishte kthyer në një besimtar ekstremist. Këngëtari shprehet se Eraldo Musteqja mendonte se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe se muzika nëpër lokale është haram.
Noizy e ka cilësuar aktin e 26-vjeçarit si terrorist por sërish nuk mund ta urrejë atë pasi janë rritur bashkë, ai u shpreh se ja ka lënë në dorë drejtësisë. Këngëtari e mbyll postimin e tij më: ‘Të dua vëlla i vogël’.