Një 41-vjeçare nga Durrësi i dha fund jetës pas bullizmit të shkaktuar në Tik Tok.
Për rastin në fjalë kanë reaguar disa personazhe të botës televizive, mes tyre, edhe moderatorja Arbana Osmani.
Ajo i ka bërë thirrje publike kryeministrit Rama të mbyllë aplikacionin e Tik Tok.
“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.