Sportisti Travis Kelce pohoi se dëshiron t’i bëjë këngëtares Taylor Swift dhuratën perfekte për Ditën e Shën Valentinit, por nuk e ka të lehtë. Në fund të fundit, çfarë mund t’i blesh një njeriu që ka gjithçka?
Në episodin e 10 janarit të podcast-it të tij New Heights, Travis dhe vëllai i tij, Jason Kelce diskutuan se çfarë do t’u blinin grave të tyre për festën e ardhshme kur ai lexoi një reklamë nga sponsori i tyre i ri i programit, Etsy.
“Pavarësisht nëse po ndjeni presionin e Ditës së Shën Valentinit si unë dhe Jason, ose po përpiqeni të gjeni dhuratën e duhur për një tjetër të rëndësishëm, Etsy është destinacioni i duhur”, tha Travis në podcast, duke i dhënë kështu një zgjidhje problemit. Edhe vëllai i tij e konfirmoi se do t’i blejë gruas së tij diçka për Shën Valentin, por u shpreh se në fakt, e ka zakon që këtë ta bëjë gjithmonë në momentin e fundit.