Vangjush Dako ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e la në ‘arrest në burg’ për shpërdorim detyre në dy raste. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, ish-kryebashkiaku i Durrësit ka paraqitur në Apelin e GJKKO-së kërkesën për ndryshim mase, ndërsa togat e zeza të kësaj gjykate pritet të përcaktojnë datën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e gjyqtarit, i cili do të vendos lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë se në seancën e vlerësimit të masës, Dako kërkoi ‘detyrim paraqitje’, ‘arrest shtëpie’ ose ‘garanci pasurore’, duke e konsideruar masën shtrënguese ‘arrest në burg’ si të padrejtë.