Enver Sheshi 59-vjeçari i arrestuar për aferën e inceneratorit në Fier ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe si pasojë e infarktit, ndërroi jetë në urgjencën e QSUT. Enver Sheshi doli nga ambientet e burgut rreth orës 16:15 dhe ndërroi jetë një orë më vonë në spitalin e QSUT-së.
Enver Sheshi, ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 59-vjeçarit.