Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të komunikojmë me telefonat celularë, me kosto shumë më të ulëta, ndërsa udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Që prej 1 tetorit, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të reduktuara në masë të ndjeshme nga 30 deri 99 për qind më lirë.
Vendimi për uljen e shpenzimeve ‘roaming’ u mor në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, në Tiranë, falë një marrëveshjeje të nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe vendeve të rajonit e cila parashikon shuarjen e plotë të tarifave roaming brenda vitit 2027.
Kryeministri Rama, hyrjen në fuqi të tarifave të reja e cilësoi një lajm të mirë për shqiptarët.