Një situatë e pazakontë është regjistruar në Australi! Një kapsulë radioaktive e cila është vdekjeprurëse mungon. Ajo mendohet të ketë rënë nga kamioni në autostradë, gjatë transportit.
Autoritetet besojnë se kapsula, e cila lëshon rrezet gama dhe beta, ra nga pjesa e pasme e një kamioni që lëvizte përgjatë një seksioni 1,400 kilometra (870 milje) të Autostradës Great Northern. Për shkak të përmasave të vogla të kapsulës, autoritetet paralajmërojnë se shanset për ta gjetur atë janë të pakta.
Dhe ekziston frika se kapsula mund të jetë transportuar tashmë larg nga zona e kërkimit, duke krijuar një rrezik radioaktiv shëndetësor për këdo që do ta hasë atë për 300 vitet e ardhshme.
Si u zhduk
Autoritetet shtetërore ngritën alarmin të premten, duke paralajmëruar banorët për praninë e një derdhjeje radioaktive në një zonë jugore të Australisë. Sipas autoriteteve, kapsula u vendos brenda një pakete më 10 janar dhe u mblodh nga miniera Gudai-Darri e Rio Tinto nga një kontraktor më 12 janar.
Automjeti kaloi katër ditë në rrugë dhe mbërriti në Perth më 16 janar, por u shkarkua për inspektim vetëm më 25 janar kur u kuptua se ishte i zhdukur.
“Me hapjen e paketës, u konstatua se matësi ishte thyer me një nga katër bulonat e montimit mungon dhe vetë burimi dhe të gjitha vidhat në matës mungonin gjithashtu”, tha Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave (DFES).
Ata besojnë se dridhjet e forta të shkaktuara nga rrugët me gunga e dëmtuan paketimin -duke hequr një bulon montimi që e mbante atë në vend.
Sa e rrezikshme është?
Ekspertët kanë paralajmëruar se Caesium-137 mund të krijojë probleme serioze shëndetësore për njerëzit që vijnë në kontakt me të: djegie të lëkurës nga ekspozimi i afërt, sëmundje nga rrezatimi dhe rreziqe potencialisht vdekjeprurëse të kancerit, veçanërisht për ata që ekspozohen pa e ditur për periudha të gjata kohore.