Të thuash që Sylvester Stallone ka pasur një jetë të vështirë do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha tregimet prekëse dhe frymëzuese “të të varfëve që u pasuruan”, historia e Stallone duhet të jetë ndër të parat.
Shumë e njohin Stallone për nga paraqitja e tij e shkëlqyer si një boksieri në një film fitues të shumë çmimeve, “Rocky”, ku Rocky Balboa lufton për të mbijetuar në rrugët e Filadelfias.
Për të mbijetuar, Balboa punon duke ofruar hua me interesa të larta ilegaalisht dhe si një boksier pa ndonjë peshë.
Personazhi i Stallone përfundimisht mposhti peripecitë e jashtëzakonshme duke u bërë kampion me një peshë të madhe në botë. Ndërkohë që ekzistojnë disa mendime se nga erdhi frymëzimi për filmin, nuk është e vështirë të besohet se Stallone, shkrimtari i vetëm i skenarit të filmit, përfshiu në film disa prej vështirësive të vetë jetës së tij.
“Unë nuk jam personi më i pasur, më i zgjuar apo më i talentuar në botë. Por unë kam sukses sepse vazhoj gjithmonë përpara.” – Sylvester ‘Sly’ Stallone
Për të njohur udhëtimin e vazhdueshëm të Stallone, është e rëndësishme të shqyrtojmë pak nga prejardhja e aktorit që fitoi Oskarin.
Zbulimi i historisë së Sylvester Stallone
Vështirësitë e Stallones filluan që me lindjen e tij.
Disa ndërlikime që u shfaqen gjatë kohës që po lindte rezultuan në paralizë të pjesshme të faqes së majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës. Si rezultat i këtyre ndërlikimeve, Stallone mori një pamje famëkeqe dhe nuk i shqiptonte dot siç duhej fjalët.
Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Kuzhina e Ferrit” (Hell’s Kitchen), një emër që rrjedh nga natyra e varfër dhe e dhunshme e lagjes, Stallone u përball me luftërat e vazhdueshme ndërmjet nënës dhe babait të tij.
Ndërsa lëvizte sa nga një shtëpi në tjetrën, Stallone u viktimizua vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme dhe vështirësisë për të folur. Ai mori pezullime të shumta nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, pati zënka të shpeshta dhe probleme me sjelljen.
Duke arritur shpejt në fillimet e moshës së rritur, ai pati probleme të vazhdueshme nga ana financiare duke bërë që Stallone të dëbohej nga banesa e tij.
I pastrehë për tre javë, aktori ishte në gjëndje të dëshpëruar për para, gjë që rezultoi në pranimin e tij në një pjese të një filmi pornografik.
Për punën që bëri, ai mori vetëm 200 dollarë për më shumë se dy ditë filmimi; sipas Stallone: “Më duhej ose të merrja pjesë në film ose të grabisja dikë, sepse isha pa asnjë kacidhe.”
Pas një periudhe të shkurtër në kolegj, Stallone vendosi të shkonte në Nju Jork për të ndjekur karrierën e aktrimit. Duke bërë audicione për disa role, ai vazhdimisht u përball me disa refuzime.
I dëshpëruar pasi ndarësit e roleve nuk i dhanë të drejtën për të luajtur në asnjë film, ai vendosi t’i thellohej punës së skenaristit, vendosi të shkruante vetë film.
Me kalimin e kohës, Stallone mbeti në mes të rrugëve sërish. Nga dëshpërimi, Stallone shiti qenin e tij të dashur për vetëm 50 dollarë. I shkatërruar, Stallone disi e gjeti mundësinë për të vazhduar.
Pikërisht në këtë pikë, ku shumica e njerëzve e kuptojnë nevojën për të gjetur një punë, çdo punë që do të ofronte një dritë shprese në mes të asaj varfërie.
Megjithatë, kjo nuk ishte ideja e Stallone. Ai vazhdoi të kërkonte për punë, edhe një herë duke bërë audicionet për role të shumta për çfarëdo njoftimi për role që mund të gjente.
Përkundër përpjekjeve të tij të guximshme, Stallone vazhdoi të përballej me kundërshtime të vazhdueshme.
Pas ecjesh të vazhdueshme në rrugët e frikshme të Nju Jorkut, Stallone përfundoi në një bibliotekë lokale për t’u ngrohur. Duke shfletuar raftet e bibliotekës, ai përsëri gjeti frymëzimin për të shkruar skenare.
Për të mbështetur përpjekjet e tij me shkrim dhe për të përsosur stilin e tij, Stallone përfshiu vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet këtyre librave, Stallone edhe njëherë gjeti motivimin shumë të nevojshëm për të vazhduar përpara pavarësisht nga rrethanat e tij.
Në vitin 1975, pasi shikoi ndeshjen mes Muhammed Aliut dhe Chuck Wepner, Stallone filloi të krijonte idenë e një skenari. Duke përdorur këtë ide dhe një motivim të pashembullt, ai shkroi skenarin për filmin “Rocky” në vetëm tre ditë.
Me skenarin e tij në dorë, Stallone ua propozoi idenë disa producentëve. E gjithë ajo çfarë mori pas muajsh përpjekje për të paraqitur idenë e tij, ishte refuzimi i vazhdueshëm. Duke vazhduar më tej, Stallone përfundimisht gjeti një drejtues që përqafoi idenë, Robert Chertoff, i cili më vonë do të prodhonte filma të shumtë me çmime, përfshirë Raging Bull.
Megjithatë, studioja që pranoi skenarin, United Artists, ishte e vendosur në gjetjen e një aktori të listës A për të luajtur rolin e Rocky Balboa. Nuk ka nevojë të thuhet, Stallone e urrente idenë që dikush tjetër të luante në një rol që ai kishte krijuar pa u lodhur.
Pavarësisht hezitimit të tyre të pandërprerë, drejtorët përfundimisht nënshkruan që Stallone të luante personazhin e Rocky.
Me Stallone si personazhi kryesor, studioja e United Artist e konsideruan të nevojshme për të mbrojtur filmin nga humbjet e mundshme në shitjen e biletave. Përfundimisht, ekzekutivët e studios vendosën që filmi i parashikuar të dalë para atij të Rocky-t New York, New York do të mbulonte çdo humbje.
Ironikisht, Rocky do të shërbente si filmi mbrojtës, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese të filmave të tjerë.
Rocky-t iu dha një buxhet prej 1 milion dollarë, duke e detyruar filmin të përshpejtojë prodhimin. Kjo u bë më e vështirë për shkak të lëndimeve të pësuara nga Stallone dhe Carl Weathers (që luan Apollo Creed) gjatë një skene lufte.
Përkundër këtyre pengesave, Rocky arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.
Në fundjavën e hapjes, filmi fitoi mbi 5 milionë dollarë. Kur u llogaritën shitjet e biletave të finales, Rocky kishte prodhuar 117 milionë dollarë në Amerikën e Veriut. Jashtë kufinjve, shfaqjet ndërkombëtare grumbulluan mbi 107 milionë dollarë me të ardhurat e biletave.
Shitjet totale të biletave bënë një kthesë prej 11,000% të buxhetit të filmit. Rocky ishte filmi me të ardhurat me të mëdha të vitit 1976 në Shtetet e Bashkuara.
Çfarë do të thoshte kjo për Silvester Stallone?
Epo, ai u propozua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në Academy Awards-in e 49-të. Ai ishte personi i tretë në histori që u nominua për të dy çmimet në të njëjtin film.
Në vitin 2015, filmi Creed – vazhdim i fundit i Rocky – do të rezultonte me Çmimin e parë të Golden Globe për Stallone dhe nominimin e tretë në Academy Awards.
Sot, Stallone zotëron një vlerë neto më të madhe se 400 milionë dollarë dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma, duke qenë përsonazhi kryesor i shumicës prej tyre.
“Askujt nuk i pëlqen të dështojë në asgjë,” – thotë Stallone, por unë besoj se jam më i mirë sepse kam dështuar. Kam marrë mësime nga jeta. Jeta ju ka dhënë dhunti të caktuara dhe kjo është ajo që duhet të përpiqeni të bëni.”