Pas një muaj pezullimi, 12 shefat e strukturave vendore të krimit ekonomiko-financiar janë rikthyer në detyrë. Pezullimi i tyre, u firmos nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku në datën 10 mars të këtij viti për shkak nuk ishin arritur pritshmërinë në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit.
Ndërkohë rikonfirmimi në detyrë i tyre erdhi pas verifikimit që u bë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Ky institucion nuk gjeti asnjë shkelje nga ana e strukturës kundër krimit ekonomik dhe financiar.
Muaj më parë zyrtarisht u njoftua se pezullimi do të zgjaste deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të policisë së shtetit, por nuk dihet nëse drafti i hartuar është miratuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Struktura e re synon riorganizimin e uniformave blu, përfshirë rindarjen e zonave policore dhe fuqizimin e sektorëve problematikë.