Dick Marty, autori i një raporti famëkeq në vitin 2010 kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Në atë raport prokurori zviceran pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime lufte.
Ky raport çoi në vitin 2015 në themelimin e një gjykate me bazë në Hagë, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Dick Marty u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008. Ai doli në pension në vitin 2011.