Shpesh, kur duam të bëjmë një punë harrojmë edhe pse ia kemi kujtuar vetes shpesh. Pavarësisht angazhimeve, ka disa arsye që ndikojnë në kujtesën e dobët.
Jeni tej mase i stresuar
Kur jeni shumë të stresuar, truri juaj e ka vështirë të përqendrohet. Për të mësuar dhe mbajtur mend diçka, ju duhet të jeni shumë të përqendruar, thonë specialistët e shëndetit. Për më tepër, kortizoli në nivele të larta (hormoni i stresit) ndikon në trurin tuaj duke dëmtuar aftësisë për të ruajtur informacione të reja.
Nuk flini mjaftueshëm
Gjumi bën shumë më shumë sesa thjesht ju ndihmon të ndiheni të freskët dhe energjik. Ai luan një rol të madh në aftësinë tuaj për të ruajtur kujtimet afatshkurtra dhe shndërrimin e tyre në kujtime afatgjata, shprehen specialistët e shëndetit.
Keni shenja të depresionit
Njerëzit që vuanjë nga depresioni, shfaqin një performancë më të keqe të kujtesës dhe aftësinë për të rikujtuar informacionin. Dhe ka të ngjarë që kjo ndodh për shkak të rritjes së hormonit të stresit kortizolit, që shoqëron gjendjen depresive.
Probleme me tiroiden
Tiroidja është një gjëndër në pjesën e qafës, që prodhon hormone, të cilat kontrollojnë shumë procese të trupit. Nëse funksioni i tiroides ngadalësohet, mund të ndikojnë në funksionin e trurit tuaj.