Grupimi i deputetëve që mbështetën Gazment Bardhin kanë çuar në gjykatë vendimin për anulimin e zgjedhjeve për kryetar në PD.
Këtë e konfirmoi deputeti Bledion Nallbati, i cili tha se do të vijojnë procedurat ligjore.
“Iu drejtuam gjykatës që të vazhdojë procedurat ligjore sipas vendimeve të këshillit kombëtar. Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë partinë për interesa personale. Në dosje janë vendimet që janë marrë dje”, tha Nallbati.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha u shpreh se zgjedhjet do të zhvillohen dhe se nuk i njeh vendimet që njoftoi Bardhi.