Në Itali, Spanjë dhe Kroaci të gjithë janë të të njëjtit mendim, grupi B është ai i ‘vdekjes’. Mediat vendase e kanë komentuar grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë, Kroacia, Italia dhe Spanja si mjaft të komplikuar, ku kombëtaret do të duhet të djersitin shumë që të sigurojnë kualifikimin.
Italiania “Sportmediaset” e quan short të pafat për “të kaltrit”. Ndërkohë “Gazzettadellosport” e konsideron të komplikuar grupin për ekipin e Spaletit.
Në gazetën tjetër italiane “Corrieredellosport”, vihet në dukje shikimi i trajnerit Luçiano Spaleti, pasi goglat e kanë vënë kundër kuqezinjve, Spanjës e Kroacisë. Ndërsa për “Tuttosport”, ky është një grup ferri.
Të të njëjtit mendim janë edhe spanjollet e “Marca-s” e po ashtu të gazetës tjetër të madhe sportive vendase “AS”. Edhe në Kroaci vihet në dukej shorti i vështirë për kombëtaren ballkanase dhe fati i keq që ra në grupin e vdekjes.