Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Greqi të dielën rezultoi shokues për të djathtën në pushtet të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, partinë ‘Demokracia e Re’. Partia në pushtet ka humbur bashkitë më të rëndësishme në vend.
Mitsotakis ka humbur bashkinë e Athinës dhe Selanikut, dy më të mëdhatë e vendit. Athinën e ka marrë Haris Dukas i mbështetur nga PASOK, duke grumbulluar 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së Re’.
Në Selanik, fitues me 67% të votave u shpall, Stelios Angeloudis që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK duke mundur kështu kryebashkiakun aktual, Konstantinos Zervas.
I ndodhur në këto kushte, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka pranuar disfatën dhe është shprehur se qeveria e tij do të bashkëpunoj normalisht me kryebashkiakun e Athinës dhe Selanikut.