Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Oropos, Greqi pasi ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij. Sipas mediave greke i mituri e ka plagosur në krahun e majtë të riun grek pas një debati.
Në momentin e ngjarjes, i pranishëm ka qenë një punonjës policie jashtë detyrës, i cili i dha ndihmën e parë 15-vjeçarit. Pasi thirri ambulancën ai njoftoi edhe Drejtorinë e Policisë Vendore. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia vuri në pranga autorin, ndërsa arrestoi edhe prindërit e tij si pasojë e neglizhencës për të mbikëqyrur një të mitur.