Shqipëria fitoi 3-1 kundër Ishujve Faroe dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Grupit E, pas humbjes së Polonisë kundër Moldavisë. Kuqezinjtë përveçse dominuan, tërhoqën vëmendje me golat e shënuar.
UEFA ka përfshirë rrjetën e dytë të Shqipërisë të realizuar nga Kristjan Asllani në minutën e 51 të lojës në garë për golin më të bukur të raundit.
Për këtë çmim, ku është kërkuar opinioni i tifozëve në rrjete sociale konkurrojnë edhe lojtari i Anglisë Bukajo Saka, ai i Turqisë Arda Gyler dhe Roland Sallai i Hungarisë.
Për golin e mesfushorit kuqezi reagoi edhe klubi i tij Interi. Në profilin zyrtar në Facebook, zikaltrit postuan një fotografi të Asllanit dhe belgut Romelu Lukaku, me të dy lojtarët që shënuan në sfidat kualifikuese të Euro 2024.