Qendra e flotës ruse të Detit të Zi në Krime është goditur me një raketë. Lajmi u dha nga guvernatori i Sevastopolit i instaluar nga Rusia.
Në një postim në Telegram, Mikhail Razvozhayev thotë se një raketë ra pranë Teatrit Lunacharsky në qytetin më të madh në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Ai tha se shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje menjëherë.
Fillimisht, u raportua se një ushtarak humbi jetën por më pas Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ushtaraku është gjallë. Sulmi u organizua nga ushtria ukrainase.