Gjykata e Apelit në Selanik ka dënuar me 16.6 vite burg një 27-vjeçar shqiptar.
Në nëntor të vitit 2022, i riu shqiptar përplasi për vdekje 21-vjeçaren Emanuela.
Gjykata evidentoi se shqiptari drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe kishte përplasur për vdekje të renë.
Shqiptari u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.