Gjykata e Tiranës ka vendosur në seancën e së martës t’i hapë rrugë ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Avokati mbrojtës i tij kundërshtoi vendimin dhe tha se nuk mundet që një person të ekstradohet fillimisht në një vend e më pas në një tjetër, në Hagë.
Goxhaj u arrestua më 31 korrik në Tiranë dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj.