Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive.
Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ai do të vijojë të mbahet në masën e “arrestit në shtëpi”.