Manaferra ka plot përfitime shëndetësore, përpos që është edhe një ndër frutat e preferuara.
Manaferra ka shije të ëmbël dhe njëherazi vjen edhe pak në shije të thartë. Gjethet e manaferrës ofrojnë vlera të shumta. Ato janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.
Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera.
Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.
Kështu nëse deri tani nuk e keni konsumuar është koha ta konsideroni manaferrën në listën e frutave që duhet të hani.